Avokati mund të ndihmojë në inicimin e procedurës gjyqësore dhe përfaqësimin e klientit në gjykatë.
Në procedurën e rregullimit të megjave ( kufijve të tokave) gjykata e rregullon megjën ndërmjet
paluajtshmërive fqinje kur shenjat e megjave janë asgjësuar, dëmtuar ose lëvizur. Propozimin për
rregullimin e megjave ndërmjet parcelave ngastrave fqinje të tokave ka të drejtë ta paraqesë në
gjykatë secili nga pronarët përkatësisht poseduesit e parcelave të tilla, e kur ligji e parasheh një
gjë të këtillë edhe organi i autorizuar mund të paraqesë propozim të këtillë. Pasi të marrë
propozimin, gjykata mund të konvokojë seancën në gjykatë në të cilën do t’i thërrasë pjesëmarrësit
me qëllim të tentimit të rregullimit me marrëveshje të megjës. Në qoftë se pjesëmarrësit nuk arrijnë
marrëveshje, gjykata do të caktojë seancën në vendin e ngjarjes, në të cilën, përveç pjesëmarrësve
do të thërras ekspertin e profesionit të gjeodezisë apo të profesionit përkatës tjetër, e sipas
nevojës edhe dëshmitarët e propozuar.
Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës lind kontesti
lidhur me sipërfaqen kufitare vlera e të cilës nuk e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në
procedurën kontestimore, gjykata do të caktojë megjën në mbështetje të së drejtës më të fortë, e
nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë në mbështetje të gjendjes së posedimit të fundit të qetë. Në
qoftë se kontesti nuk mund të zgjidhet as në këtë mënyrë, gjykata sipërfaqen kontestuese kufitare do
ta pjesëtojë sipas parimit të drejtshmërisë.
Gjykata nuk do ta rregulloj megjën në tokat ndërtimore
në të cilat nuk ekziston e drejta e pronësisë, përveç rastit kur nuk është bërë parcelimi i tokës
sipas dispozitave të ligjit me të cilin është rregulluar rregullimi hapësinor.
Ujdia për rregullimin
e megjës që është arritur në seancë, mund të goditet me anë të padisë vetëm nëse është lidhur në
lajthim ose nën ndikimin e dhunës ose të mashtrimit të cilitdo nga pjesëmarrësit në procedurë.
Për informata më të detajuara, gjithashtu nëse jeni të interesuar të dini më tepër mos hezitoni të na kontaktoni në:
map | Rr.Tirana, p.nr - Tranzit |
phone_android | +383 43 570 510, +383 44 611 936, +383 46 175 004. |
[email protected] |