Perveç konsulences ligjore dhe ndihmës në momentet e para të ndjekjes penale, kryejmë
përpilimin e kërkesave fillestare, përfaqësimin e klienteve përpara të gjitha organeve të rendit dhe
autoriteteve përkatëse.
Përfaqësimi pranë të gjitha organeve dhe autoriteteve përkatëse, konsiston në faktin se avokatët
asistojnë fizikisht në organet e policisë, prokurorisë dhe gjykatat vendore, gjatë procedurave
përkatëse ligjore në të cilin ndodhet çështja apo rasti konkret që duhet trajtuar.
Përfaqësimi me avokat për çdo rast penal, është i preferueshëm dhe në raste të caktuara i
detyrueshëm pasi që mospërfaqësimi me avokat, bën që personi i cili ka interes juridik në
çështjen penale varësisht nga statusi i tij si i dyshuar, i dëmtuar apo dëshmitar mund të penalizoj
vetveten, pasi çdo dëshmi apo deklarim i gabuar shkon në favor të organit të akuzës dhe në dëm
të tij.
Varësisht nga cilësia në të cilën mund të ndodheni në Polici, Prokurori apo Gjykatë (si i dyshuar, i
pandehur, i akuzuar, i dëmtuar, i dënuar apo dëshmitar), ju do ta keni të nevojshëm këshillimin
dhe ndihmën profesionale nga avokati, në mënyrë që të drejtat tuaja të respektohen në
përpikmëri ashtu siç është e paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e
aplikueshme.
Ju keni të drejtë që paraprakisht t’iu lexohen të gjitha të drejtat që iu takojnë, të informoheni
për
veprën penale për të cilën akuzoheni, se keni të drejtë kërkoni marrjen e provave për mbrojtjen
tuaj, të shfrytëzoni të drejtën e heshtjes dhe të mos përgjigjeni në asnjë pyetje, t’iu sigurohet
përkthimi i kualifikuar kur nuk e kuptoni gjuhën apo jeni shurdh ose memec, të këshilloheni me
avokatin para dhe gjatë marrjes në pyetje, të njoftoni familjarët tuaj, të kërkoni kontroll
mjekësor,
si dhe të gjitha të drejtat tjera ligjore për të cilat avokati do të sigurohet se do të respektohen
gjatë
cilësdo procedurë.
Vëmendje: “Çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të
vërtetohet
fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës”.
Për informata më të detajuara, gjithashtu nëse jeni të interesuar të dini më tepër mos hezitoni të na kontaktoni në:
map | Rr.Tirana, p.nr - Tranzit |
phone_android | +383 43 570 510, +383 44 611 936, +383 46 175 004. |
[email protected] |