Mirë se vini

Avokat në Gjakovë, Kosovë.
Urim Pozhegu & Artil Pozhegu

Zyra ligjore e Avokatëve Urim dhe Artil Pozhegu ofron shërbime juridike profesionale për qytetarë dhe biznese në Gjakovë dhe më gjerë. Me përvojë shumëvjeçare dhe përkushtim të lartë profesional, avokatët tanë mbrojnë të drejtat, interesat dhe liritë themelore të klientëve në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

legal


Besimi dhe përkushtimi janë bazat e çdo fitoreje juridike. Ne kujdesemi për çështjet tuaja, si të ishin tonat.

Zyra e Avokatëve Urim dhe Artil Pozhegu ofron ndihmë juridike të specializuar për persona fizikë dhe juridikë, duke mbrojtur me përkushtim liritë, të drejtat dhe interesat e tyre në pajtim me ligjin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nëse jeni duke kërkuar një avokat në Gjakovë apo avokat në Kosovë, zgjidhja juaj e sigurt është përfaqësimi i drejtë dhe profesional nga dy avokatët tanë të licencuar. Ne trajtojmë çështje që lidhen me:

NDIHMA JURIDIKE PËRFSHINË:

  • Procedura civile, përfshirë ndarje pasurie, trashëgimi dhe legalizime të pronave

  • Çështje të pronësisë dhe përfaqësim në konteste për çështje pronash

  • Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja në Kosovë

  • Përfaqësim në raste penale dhe mbrojtje ligjore në kundërvajtje

  • Divorc, kujdestari, alimentacion dhe çështje të së drejtës familjare

  • Zgjidhje të çështjeve administrative, përfshirë noterë në Gjakovë, kontestime tatimore dhe përmbarim

  • Këshillim ligjor për dëmshpërblimet në rast aksidenti dhe çështje të ngjashme

Përveç çështjeve personale, ne ofrojmë edhe këshillim për biznese në lidhje me kontrata, obligime financiare, borxhe dhe përgjegjësi të tjera ligjore.

Me përvojën e gjerë të Avokatit Urim Pozhegu dhe angazhimin profesional të Avokatit të licencuar Artil Pozhegu, zyra jonë siguron zgjidhje ligjore të drejtë, të shpejtë dhe të personalizuar për çdo klient që kërkon mbështetje në Gjakovë dhe në gjithë Kosovën.

Na kontaktoni sot për një konsultë profesionale dhe të besueshme me një avokat në Gjakovë.

Avokat ne Gjakove, Avokat Urim Pozhegu.

Urim Pozhegu, LL.B

Avokat Urim Pozhegu është një profesionist i dalluar në fushën e drejtësisë. Ai përfundoi Fakultetin Juridik në Kolegjin “Biznesi” në Prishtinë, ku përvetësoi njohuri të thella në jurisprudencë. Pas përfundimit të studimeve, ai kreu me sukses praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku fitoi përvojë të çmuar praktike. Në vitin 2017 ka arritur të përfundoj me sukses Provimin e Jurisprudencës.

Përderisa në vitin 2018 u licencua nga Oda e Avokatëve të Kosovës për ushtrimin e veprimtarisë së avokatit në Republikën e Kosovës. Aktualisht, Avokat Urim Pozhegu ushtron profesionin e tij me seli në Gjakovë, ku ofron shërbime juridike të cilësisë së lartë dhe përfaqëson klientët me përkushtim dhe integritet.

Avokat ne gjakove

Artil Pozhegu, LL.B

Avokat Artil Pozhegu është jurist i licencuar dhe profesionist i përkushtuar në fushën e drejtësisë. Ai ka përfunduar studimet në drejtimin Juridik i Përgjithshëm në Kolegjin AAB – Prishtinë, ku ka përfituar njohuri të thelluara në jurisprudencë dhe të drejtën procedurale. Në vitin 2024 përfundoi me sukses Provimin e Jurisprudencës, ndërsa në vitin 2025 u licencua si avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Aktualisht, Avokat Artil Pozhegu është pjesë aktive e zyrës ligjore së bashku me Avokatin Urim Pozhegu, ku merret me përfaqësimin e klientëve në çështje familjare, civile, administrative dhe pronësore. Me një qasje bashkëkohore dhe profesionale, ai angazhohet në zgjidhjen e çështjeve ligjore me korrektësi dhe efikasitet.

Avokat ne Gjakove, Avokat Artil Pozhegu.

Si mund të ndihmojmë?

Cakto termin tani!

Lajmet e fundit

Intervista:

Avokat Urim Pozhegu per Top Channel Albania, Shqiperi, Kosove

Ekskluzivisht për Top Channel: Live – Avokat Urim Pozhegu

Një video tronditi opinion publik, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në qendrën e të moshuarve në Pejë. Në video shfaqet Infermierja Aurona Pelaj që ushtron dhunë, koleget Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, e filmojnë e qeshin me të moshuarën me alzajmer e cila shpërthen në lot. Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda” në Pejë.